NGA REXHEP TORTE
Albin Kurti dhe Qeveria e tij me ardhjen në pushtet me fitore plebishitare, në dialogun Kosovë-Serbi e pozicionuan Kosovën palë të barabartë me Serbinë, dhe u thanë stop pro serbëve Joseph Borrel, dhe Miroslav Lajçak, duke ua ngushtiuar lakun kundër njëanshëmrisë së tyre ndaj Serbisë, i cili tashmë u bë edhe më i qartë me vendosjen e masave shtërnguese ndaj Kosovës.
Donika Gërvalla me diskutimin e saj konstruktiv e real në Forumin Ndërkombëtar në Dubrovnik, ka të bëjë me qasjen e gabuar të BE-së, të Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut dhe të paraardhësve të tyre në dialogun Kosovë Serbi, që domosdo duhen zëvendësuar me dy diplomatë të ri, korrektë e të paanshëm, nëse dëshirohet që ky dialog te jetë frytdhënës dhe i suksesshëm.
Emërimi nga SHBA-të i Gabriel Escobarit-i dërduar special për Ballkanin Perëndimor, emerimi i Christopher Hillit-ambasadot i SHBAve në Beograd dhe emërimi i Jefrey Hovenier-ambasador i SHBA-ve në Kosovë, e gëzoi Kosovën dhe i gëzoi mbarë shqiptarët se më në fund në dialogun Kosvë Serbi do të vjen një ftymë e re demokratike dhge e drejtë, por u zhgënjyem shpejt.