Lajme

Kryeministri Albin Kurti takon Ardita Sinanin, i premton përkrahje për Preshevën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:23 / 8 June 2024

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në zyren e tij, Ardita Sinanin, kryetaren e re të Komunës së Preshevës.

Kryeministri Kurti thekson se Arditën e e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për qeverisje të qëndrueshme.

Ai thekson se do të vazhoj të mbështesë Preshevën.

Postimi i plotë:

Mirëprita në kryeministri Kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.

Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi.