3:07 / 23 June 2022
Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka folur pas mbledhjes së samitit të Bashkimit Evropian.
Rutte në adresimin para medieve foli edhe për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ai theksoi se ndoshta më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër mund të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovën.
“Shpresoj që më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ata kanë bërë shumë në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit “- tha kryeministri holandez.
Holanda dhe Franca janë dy vendet e Bashkimit Evropian që deri më tani kanë qenë skeptike në dhënien e dritës së gjelbër për heqjen e vizave për Kosovën.