Lajme

Kryeministri Kurti, ministri Aliu e Durmishi përurojnë aksin rrugor Zhur-Brod

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:31 / 24 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zëvendësministrin, Hysen Durmishi kanë përuruar aksin rrugor Zhur-Brod, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Kostoja e këtij investimi ka prekur shifrën prej 7.9 milionë euro, që është zhvilluar në dy llote Zhur-Dragash dhe Dragash-Brod, ka njoftuar ministri Aliu.

“Sot, bashkë me kryeministrin Kurti, zv.ministrat Jeton Raka e Hysen Durmishi, shefin e kabinetit, Valon Hoti dhe bashkëpunëtorë tanët në Sharr e përuruam aksin rrugor Zhur-Brod. 42 kilometër rrugë. Rreth 7.9 milionë euro është kostoja e këtij investimi, që është zhvilluar në dy llote: Zhur-Dragash dhe Dragash-Brod”, ka shkruar në njoftimin e tij Aliu./Veriu.info