Lajme

Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër përkrah Abdixhikun: Jeni udhëheqësi i duhur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:41 / 9 January 2026

Ramadush Emini, kryetar i degës së parë të LDK-së në Zvicër, ka ofruar përkrahje publike për lidershipin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së.

Emini, që ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, ka komentuar në statusin e Abdixhikut, duke vlerësuar se është njeriu i duhur për të drejtuar LDK-në.

“I nderuar Kryetar Lumir Abdixhiku,

Besoj fuqishëm se ju jeni udhëheqësi i duhur për LDK-në dhe se puna e juaj duhet të vazhdojë me vendosmëri. Keni përkrahjen time të plotë personale, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të mërgatës” – ka shkruar ai.