12:35 / 11 January 2026
Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, që vie nga radhët e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur një pretendim.
Xheladini ka vlerësuar se ata që e shfrytëzojnë LDK-në për përfitime personale, do të paguajnë “qoftë personalisht, kolektivisht apo edhe familjarisht”.
“Ata që e shfrytëzojnë LDK-në për përfitime personale, që ndreqin kurthe, që e tradhtojnë dhe që përgatisin skenarë kundër saj, nga fuqia e të madhit Zot,herët a vonë, do ta paguajnë, personalisht, kolektivisht apo edhe familjarisht. Ky është një rregull i pashkruar, po aq i sigurt sa fakti që një plus një bëjnë dy” – ka shkruar ai.