Lajme

Kryetari i Istogut me veturë super luksoze, kushton rreth 53 mijë euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:19 / 14 December 2023

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati vitin 2024 do ta nis me një veturë super luksoze e cila peshon hiç më pak se 52 mijë e 599 euro.

Komuna që udhëhiqet nga Ferati, ka zgjedhur Operatorin Ekonomik që do të bëjë furnizimin me veturë për zyrën e Kryetarit, rapoton Gazeta10.

Kjo komunë nuk është ndal me kaq.

Komuna e Istogut ka përfunduar procedurat e prokurimit edhe për blerje të veturave për administratën komunale në vlerë prej 71 mijë e 670 euro.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, në total Komuna do të shpenzojë 124 mijë e 269 euro për blerjen e veturave për administratën komunale dhe atë për kryetarin e Komunës.

Tenderi ishte i ndarë në dy lote, ku në loton e parë është përfshirë blerja e veturave për administratën komunale dhe në loton e dytë blerja e veturës për zyrën e Kryetarit.