Lajme

Kryetari i Kamenicës flet për pikturën e Kurtit me luan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:08 / 10 March 2023

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj, në zyren e tij ka vendosur një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe si hije e tij figura e një luani.

Rahimaj ka shndërruar kreun e shtetit në mbretin e xhunglës, luanin.

Por, kreu i Kamenicës në një lidhje drejtpërdrejt me emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ka thënë se pikturën e Kurtit në zyre e ka dhuratë.

Ai këtë pikturë e ka pranuar si dhuratë në vitin 2022, ndërsa është pikturuar nga një profesoreshe e artit në Kamenicë.

“Kjo pikturë është pikturuar nga një profesoreshë e artit në Kamenicë në maj të vitit 2020”, tha ai.

Sipas kryetarit kjo pikturë ka ngjallur shumë debate.