1:06 / 4 February 2026
Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka folur për rregulimin politiko-juridik të Kosovës.
Gjatë paraqitjes në Kanal 10, Kryeziu ka pasur këshilla për spektrin politik kosovar të tanishëm.
Kryeziu ka vlerësuar se partitë politike duhet të përkujdesen për minoritetet.
“Metodologjia e punës së partive politike duhet të jetë duke i diskriminuar pozitivisht minoritetet. Lëvizja Vetëvendosje si parti politike dhe partitë e tjera duhet me pasë përkujdesje për minoritetet” – tha Kryeziu, transmeton Gazeta Politika.