Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar ashpër partinë në pushtet – Vetëvendosjes – për qasjen e tyre ndaj kërkesës për tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trust-i.
Kryeziu në Facebook ka shkruar se kërkesa e qytetarëve për Trustin do të duhej të vendosjes me anë të referendumit dhe sipas tij tashmë qytetarëve nuk po ju lejohet të vetëvendosin.
“Por dhe pse s’na lejohet referendumi, lëvizja vetëvendosje ka filluar dhe është zhvilluar mbi kët koncept. Por sot kur kjo vetëvendosje është në pushtet, eksponentët e saj, deputetët dhe figura të sajë jo të paktë, e kanë bastarduar dhe po abuzojnë me konceptin e vetëvendosjes.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë i tij:
“Qytetarë analfabet”, thënie e përditshme e qeveritarve, deputetëve e eksponentëve të tyre. Kur ishin në opozitë i quanin qeveritë tjera analfabete, e sot kur janë në pushtet po na quajnë qytetarë analfabet.
Në një shoqëri demokratike, nismat qytetare si kjo për tërheqjen e kursimeve nga fondet pensionale mund të kishin përfunduar në nismë për referendum. Kur qytetarët vendosin vetë, për vetën e tyre. Por ne s’na lejohet vetëvendosja. Por dhe pse s’na lejohet referendumi, lëvizja vetëvendosje ka filluar dhe është zhvilluar mbi kët koncept. Por sot kur kjo vetëvendosje është në pushtet, eksponentët e saj, deputetët dhe figura të sajë jo të paktë, e kanë bastarduar dhe po abuzojnë me konceptin e vetëvendosjes.
Sillen dhe ta krijojnë përshtypjen se këta janë klasa elitare, dinë gjithçka, dinë më shumë se qyttetarët dhe çka dijnë këta nuk dijnë qytetarët. Prandaj edhe vendimet ju takojnë atyre. Jo si besim i votës së dhënë qytetare për përfaqësim e as si votim i ligjeve e politikave nga bashkëbisedimi me qytetarët.