Lajme

Kryeziu thotë se opozita gaboi me mosvotimin e Konjufcës për kryeministër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:31 / 6 January 2026

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një paraqitje në T7, Kryeziu ka vlerësuar se opozita bëri gabim strategjik me mosvotimin e Glauk Konjufcës për kryeministër.

“Momenti më kyc për mua, kur e ka propozu Glaukun për kryeministër” – tha Kryeziu.

“U dashtë me votu?” – ishte pyetja e moderatorit të njohur të “Pressing”-ut, Leonard Kërquki.

“Auu, sipas mendimit tim, kjo ka qenë penall si themi ne…Ky ka qenë gabim strategjik” – vazhdoi Kryeziu.