Lajme

“Ku janë sot analistët televiziv me agjenda antishqiptare!?”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:45 / 26 July 2022

“Pararoje të krimit dhe antivlerave! / “Lirinë e vërtetë nuk e meritojnë shqiptarët!”

IDRIZ MORINA

“Sonte takohen në Uashington DCA do t’ia dalin të argumentojnë para SHBA-ve se Serbia po vazhdon me projekte që e rrezikojnë paqen në Ballkan, dhe ajo që bën ndaj nesh është e rrezikshme.Ku janë sot analistët televiziv me agjenda antishqiptare!?

Pse heshtin sot, të gjitha ata që deri dje i shpallën ‘nongrata’ në Amerikë, Albin Kurtin po se po, por e filluan edhe me Vjosa Osmanin.

Asnjë fjalë se hodhën se si duhet të sillen institucionet e Kosovës në bisedime, por që të gjithë argumentonin se si ato nuk duhet ta bllokojnë procesin, se duhet të bëjnë kompromis, se këtë po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, këtë po e kërkon Serbia e të tjera.

Por, asnjë fjalë dhe mendim, se si duhet të mbrohen interesat shqiptare, të Kosovës në bisedime! Se nga cilat pozicione nuk duhet të tërhiqen me asnjë çmim! Se nga cilat qëndrime nuk guxojnë të rrëshqasin, jo si kontratë me elektorin, por si kontratë me tokën dhe me Zotin, me të ardhmen e njerëzve të këtij vendi!

‘Dorëheqje’ të analistëve

Nga sot, duhet të shohim ca ‘dorëheqje’ të analistëve, të cilët më nuk duhet të shfaqen në media, jo vetëm për shkak të ‘higjienës’, por edhe për shkak të instinktit për të ikur fajtori!

Ajo mënyrë e mnershme e komunikimit të tyre, me gënjeshtra, insinuata, paragjykime, zhvlerësim, përbuzje, injorancë është kthyer në një skenë krimi të komunikimit.

Nga aty janë bartur dhe krijuar qindra konflikte për të cilat ne i dimë dhe shumë të tjera që nuk dihen e nuk raportohen, pasi ato rrëshqasin tutje në gjenerim konfliktesh të tjera.

Pra, janë kthyer edhe në shembuj – model të përmbysjes së imazhit të shqiptarëve, atij tradicional dhe intelektual.

Duke u mbështetur në zhurmë, bërtitje dhe llomotitje, madje edhe ata që kanë bërë analiza dhe shkrime të respektuara dikur, e kanë humbur imazhin e tyre, duke e diskredituar jo vetëm vetveten, por edhe gazetarinë, misionin e shenjtë për të luftuar edhe në situata të pamundura, gjithmonë me qëllim të imponimit të antivlerave.

Është e habitshme, se po kjo lukuni mediash, përfshirë televizionin publik, nuk patën as guximin dhe as se morën mundin, që ta botonin lajmin tonë se Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të takohen në Stejt Departamentin Amerikan me Sekretarin Antoni Blinken.

a. Kjo tregon se nga kush kontrollohen mediat në Kosovë në mënyrë absolute,

b. Tregon urrejtjen e shfrenuar, publike ndaj institucioneve

c. Tregon se propaganda ua ka shpërlarë ‘trurin’ vetë mediave, dhe kjo gjendje as nuk ua lejoi ta konfirmonin vet informacionin, pra në mënyrë të pavarur.

d. Këta treguan që nuk e kanë dhe nuk dinë ta artikulojnë asnjëlloj respekti serioz për SHBA-në.

Këto media duke ‘besuar’ në padëshirueshmërinë e amerikanëve ndaj Kurtit, nuk e besuan as lajmin, dhe as e morën përsipër ta konfirmonin, duke mbizotëruar paragjykimi se një takim i atillë nuk mund të ndodhë!

Pra, nga gënjeshtrat e servirura nga vetë ata, e kanë krijuar tabunë e rrejshme, për ‘padëshirueshmërinë’ e Kurtit në SHBA.

Nuk është çështja se çfarë raporti duhet të kenë me Vjosën apo Albinin, por është shembulli tipik se si e kanë rrënuar në vetvete raportin me shtetin, raportin me të vërtetën dhe me interesin kombëtar, duke u shndërruar në pararoje të krimit dhe antivlerave!

Ata nuk pushojnë së yshturi padrejtësi, edhe kur bëjnë thirrje për drejtësi, nuk pushojnë së kërkuari rrugë paligjshmërie, fantazi dhe përpjekje të pafundme për të argumentuar se e kaluara jonë politike nga pavarësimi e deri më sot ishte një kohë e shkëlqyer.

Në fakt, ajo nuk kishte asnjë shkëlqim. Ingranazhi kryesor ishte krimi, forcimi i grupeve kriminale dhe disa bizneseve që u bën oligarkë, duke e bërë çdo gjë të pasigurt për ne, lëshime dhe kompromise të pafundme ndaj Serbisë, aq sa në institucionet e Kosovës, përveç atyre serbë, u bë një grup interesi shqiptarësh për Beogradin.

Sa herë madje edhe opozita kur i kritikon për mënyrën se si erdhi në pushtet Vetëvendosja, në asnjë rast nuk i bëjnë trysni, se nëse i bëjnë lëshime Serbisë, do të tregohen edhe më të ashpër se VV-ja, por përkundrazi thuaja të gjitha thirrjet i kanë të koordinuara, për lëshime ndaj Serbisë dhe kërkesave ndërkombëtare!

Dilema kryesore sot, a mos po lëkunden liderët e shtetit?

Atëherë, pyetja është se kush do ta ruajë sovranitetin nga kërcënimet, nga gabimet eventuale kombëtare të udhëheqësve?!

Asnjëherë nuk iu interesonte se çfarë qëndrimi do të mbajnë dhe duhet të mbajnë kur të shkojnë në SHBA për bisedimet me Serbinë.

Përkundrazi duke e ndërtuar gjithë atë paradigmë ‘dhune psikologjike’ dhe ‘politike’ ndaj institucioneve nëpërmjet komunikimit publik, rezulton, se si plan B e kishin, që në rastin kur të shkojnë në SHBA për takime të nivelit të lartë, të shkojnë të çorientuar, të lodhur nga presioni dhe të jenë të dorëzuar!

Shpresojmë që të mos ketë ndodhur kjo!

Pyetja që duhet të shtrohet sot, është nëse liderët e shtetit janë më të dobët apo nëse janë lëkundur apo do të lëkunden nga qëndrimet e tyre pas takimeve në SHBA dhe me Sekretarin Blinken apo do të jenë të trimnuar.

A do t’ia dalin të argumentojnë para SHBA-ve se Serbia po vazhdon me projekte që e rrezikojnë paqen në Ballkan, dhe ajo që bën ndaj nesh është e rrezikshme, dhe se nuk i zgjidh raportet, me kërkesa në rritje për marrëveshje përfundimtare, duke e anashkaluar pakon Ahtisari dhe bisedimet në Bruksel!

Sa i përket raporteve të tjera me SHBA-në janë thuajse të padiskutueshme, ndihma ushtarake apo ekspertiza për FSK-në, ndihma ekonomike nga USAID-i apo si marrëveshja e mijëvjeçarit, që tashmë konsiderohet e kryer, diplomacia dhe rreshtimi properëndimor i Kosovës!

Sipas paradigmës së ‘analistëve’ (shumicës në televizione), shqiptari është i predisponuar për nënshtrim. Lirinë e vërtetë nuk e meritojnë shqiptarët!”.Bota Sot