Lajme

Kuçi: Edi Rama nuk duhet të merret me çështjen e Kosovës, përderisa veriun e saj e konsideron ‘tokë të askujt’.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:11 / 9 October 2023

Ishte një plan i njohur më herët mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiqit, që përfshinte idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, por që në të vërtetë kishte një qëllim të fshehur. Pas ndarjes së Kosovës nga Mali i Zi, ku Kosova humbi një zonë të rëndësishme strategjike në perëndim dhe burime ujore, synimi ishte që Kosova të hendikepohet edhe në pjesën veriore. Përveç rëndësisë strategjike, ky vend ka burime ujore të pasura, energji dhe burime minerale të rëndësishme”, thotë Kuçi për “Bota sot”.

“Kjo do të bënte që Kosova të kishte mungesë në burime kryesore për prodhimin e energjisë elektrike, të humbte burimet natyrore të Trepçës, do ta bënte Kosovën një shtet të dobët ekonomikisht që veç ishte dhe është dhe pastaj Kosova në emër të bashkimit kombëtar do të detyrohej të bashkohej me Shqipërinë për të mbijetuar. Megjithatë, kjo nuk do të ishte një bashkim i barabartë, por Kosova do të ishte si një shtesë për Shqipërinë dhe jo një pjesë integrale e kombit shqiptar”, shton Kuçi.

Siç thotë ai, kjo strategji po vazhdon edhe sot, prandaj Edi Rama po përpiqet që të gjejë mënyra që ta realizojë synimin e tij.

“Kjo strategji vazhdon të jetë aktuale, pasi Serbia pranon ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e një pjese me Shqipërinë, por nuk dëshiron të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe synon të shkëpusë zonën veri-lindore të saj. Rama ende ka interes në këtë strategji dhe po përpiqet të gjejë mënyra për ta realizuar. Pas dështimit të bashkëpunimit të tij me Thaçin dhe Vuçiqin, ai provoi të shfrytëzojë Ballkanin e Hapur, por edhe kjo nuk arriti suksesin e dëshiruar. Tani ai po përpjeket që ta bëjë zonën veriore të Kosovës të kontrollohet vetëm KFOR-i, duke e kaluar gradualisht nën kontrollin e Serbisë, dhe të realizohet kjo në një konferencë ndërkombëtare”, shprehet doktor Kuçi.