Doli më në fund “bashkëpunimi i vitit”, me dy nga djemtë e përfolur të Big Brother, njëri profesionist dhe tjetri amator (në muzikë që të kuptohemi se dimë që do na telendisni nëpër komente) po shyqyr zotit veshë kemi e dëgjojmë kur dikush e ka mbytur zërin me efekte “autotune-i”.
Luiz Ejlli (me shumë mundësi i shtyrë dhe nga Kiara) që është mjeshtre e showbiz-it vendosi që bashkëpunimin e tij të parë ta bëjë me Donaldin derisa të mbyllet në studion e Noizyt për të sjellë projektet e tjera.
Dhe këtë herë urojmë t’i ketë me ata artistët e vërtetë që thoshte dhe vet kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother. Por mesa duket koncertet që do të fillojnë nuk presin dot për bashkëpunimet serioze ndaj dhe Luizi i ra për shkurt.
Dhe mirë e bën se në dhjetor kur të fillojë Big Brother 3 do dalë një Luiz tjetër e ndoshta Lui do të ketë fatin e Donaldit (që u harrua)…