6:54 / 28 June 2023
Ai po vazhdon akoma të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për fenomenin e këtij viti, Luiz Ejllin, i cili edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 është thuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes.
I ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz vetëm në Instagram, artisti shkodran ndan me fansat postime të ndryshme.
Krijuesi i hitit “Me ty” së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjete sociale kur ka qenë fëmijë.
“Kur isha çapaçul”, kanë qenë fjalët që ka shkruar krahas këtij postimi.