Lajme

“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat”, Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 7 February 2025

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Julian Deda, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Gjestit brenda shtëpisë, duke e akuzuar atë për kopjim të keq të strategjisë së Luiz Ejllit.

Gjesti dhe G Bani u futën së bashku në tualet, një veprim që mund t’i çojë drejt një nominimi kokë më kokë.

Ishte pikërisht Gjesti ai që e provokoi këtë situatë, gjë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Julian Dedës.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim në InstaStory, aktori ironizoi veprimin e tij duke shkruar: “Më burrë u tregua Bani që u fut me Gjestin në tualet, sesa Gjesti që fton tre vajza në tualet”.

Deda vijoi kritikat duke shtuar: “Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat! Beje tamam, jo ta kopjosh keq”.

Foto: Screenshot/Instagram

Por, aktori nuk e la me kaq. Ai publikoi edhe një video në TikTok, ku e “kryqëzoi” sërish Gjestin, duke e quajtur një kopje të dështuar të Luizit dhe duke sjellë “prova” që sipas tij e vërtetojnë këtë fakt.