Lajme

Kurorëzohen Bardhi dhe Sara Gjordeni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:05 / 12 November 2024

Çifti i njohur shqiptar, Bardhi dhe Sara Gjordeni, ditën e sotme kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Lajmin e bënë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ata duket se janë kthyer në Kumanovë, ku edhe kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të tyre.

Ndër të tjerash, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka vënë në dukje unazën që i ka dhuruar partneri.

“11/11”, thuhet në postim.

Duket se këtë datë e kanë ruajtur për një ditë speciale si kjo e tyre.

Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.