Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, ka thënë që ajo ishte fitore “sepse fitoi populli dhe demokracia”.
Ai ka shkruar se do të jemi bashkë deri në realizimin e zotimeve tona për punësim dhe drejtësi.
Postimi në Facebook:
Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.
Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri.
Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi.