7:33 / 16 December 2023
Një postim i deputetit Artan Abrashi i cili e “veshi” kryeministrin Kurti me rroba të babadimrit, pasi ai mori vendim që të ndahen nga 100 euro për pensionistët e fëmijët, u diskutua mjaft në publik.
Deputetët e opozitës u pajtuan që kryeministri është babadimër, por në një konotacion negativ, transmeton lajmi.net.
“Asht babadimër, i përngjan babadimrit nëse e marrim çka ka premtu në fushatë dhe çka ka realizu”, tha Hajdar Beqa nga PDK.
Babadimër në këtë kontekst Kurtin e cilësoi edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.
Visar Korenica nga VV tha se Kurti e kishte paraparë në fushatë dhe me program këtë vendim.
Ndërsa qytetarët patën mendime të ndryshme për këtë vendim.
“Po po gzuar shendetsia 0 arsimi 0 siguria 0 etj etj gezuar zajednica se keshtu dini ju me nga 100 euro me i mashtru njerzit amatera rrenca”, tha një qytetar.
“Shume vendim i qëlluar bile per festat e funvditit cdo tryeze te jete plote”, shkroi një tjetër.