Lajme

Kurti bën “hajgare” me Ramën, publikon foto me drejtuesit e institucioneve: Në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:38 / 11 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku ndodhet bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.

Kurti lokacionin e fotografisë e ka përmendur ”Ballkonin e Hapur“, duke u tallur kështu me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për shkak të idesë së Ballkanit të Hapur, që sipas kreut të ekzekutivit shqiptar “nuk ka vdekur si ide”, por do t’i jepët përparësi Procesit të Berlinit.

Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.