Lajme

Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:21 / 12 July 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Darka u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe u organizua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati.

Në këtë darkë pune morën pjesë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje zyrtarit amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik të vendit.

Gjatë darkës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fusha si investimet, diplomacia, mbrojtja dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës.

Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar më tej këto raporte.

Temë e diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet politike aktuale, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, në një periudhë të ndjeshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon./Telegrafi/

Fußballfeld-Fehler: Ein sehr einfacher Test, um Ihren IQ-Level in 5 3 skirtumai Galvosūkio lobių labirintas: tik nedaugelis suras atsakymą per 5 sekundes Sudėtingas matematikos iššūkis: raskite klaidą per 10 Paslėpta mergaitė: mįslė, kurią net genijai negali Šimto širdelių Keistasis skaičius: Slepiantis krokodilas: iššūkis surasti plėšrūną