Lajme

Kurti deklaron se është përmirësuar shumë siguria nacionale në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:36 / 8 June 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë.

Kjo pasi siç thotë Kurit, siguria është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë.

“Duke ju falenderuar bashkërendimit institucional, bashkëpunimit profesional dhe ndërveprimit operacional, nga organet e inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë të shtetit tonë, siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se “si rezultat i masave dhe veprimeve të ndërmarra është siguria është përforcuar në vazhdimësi përgjatë viteve të fundit, veçanërisht në katër komunat në veri ku problemet e sigurisë ishin me të theksuara”.

“Gjendja e sigurisë në veri ka qenë e rëndë për shkak të ndikimit dhe rolit të Serbisë por edhe masave të institucioneve të Republikës së Kosovës në të kaluarën të cilat ishin asimetrike me nivelin e kërcënimit”, ka thënë Kurti.