Lajme

Kurti dhe Sveçla në veri të vendit, hapin zyrtarisht një nënstacion të ri policor në Leposaviq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:16 / 2 August 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në veri të Kosovës.

Ai bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe një numër të madh të zyrtarëve policorë kanë qëndruar në Leposaviq.

Të njëjtit kanë qëndruar aty për hapjen e  një nënstacioni të ri policor në afërsi të Leposaviqt.

Në “Soçanicë” të Leposaviqit qëndrojnë numër i madh i zyrtarëve policorë të Kosovës dhe Njësive Speciale me këtë rast të hapjes së këtij nënstacioni.