Shkruan: Halil Matoshi
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka përforcu Aktgjykimin e vitit 2014 me nji gjuhë dihotomike dhe shpesh të ngurtë e pa frymë sanksionimi, tue nxjerrë nji verdikt që u thotë jo zgjedhjeve të jashtëzakonshme, jo votimit të fshehtë dhe po marrëveshjes politike (tue nxjerr blof Albin Kurtin) dhe po ni afati strikt prej 30-ditësh si DETYRIM, brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi, si pushet i parë, sepse Kosova âsht shtet parlamentar.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese katër aspekteve të krizes institucionale u jepet verdikt:
1.
Spari, aktgjykimi nuk i konsideron zgjedhjet e jashtëzakonshme si zgjidhje opsionale, por i refuzon ato literalisht: dështimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit nuk presupozon zgjedhje të reja simas Kushtetutës; Pika 108 e aktgjykimit.
2.
Sëdyti aktgjykimi e shpall krejt maskaraden e VVsë dhe Kryesuesit Avni Dehari si jokushtetues; Gjykata ka konstatuar se seanca konstituive e nisur më 15 prill, si dhe vazhdimet e saj deri më tani, nuk janë zhvilluar në përputhje me Kushtetutën. Sepse bazu në Kreun IV, pika 8 të rregullores së Kuvendit, Kryesuesi kushtëzohet nga natyra strikte formale e RENDIT TË DITËS të Seancës Konstituitive (solemne) të paracaktuar nga Kryetari i Kuvendit (legjislatura VIII); Pika 158. Prandej mos pjesmarrja e deputetëve të bllokut ish opozitar âsht i justifikueshëm, sepse mënyra e votimit nga e hapun në të fshehtë mund të ndrrohet me mocion vetëm në Seancë Plenare, mas konstituimit të Kuvendit.
3.
Sëtreti, grupi ma i madh parlamentar e ka detyrim që krahas të drejtes për me e propozu kandidaten/kandidatin për Kryetar Kuvendi të vendos detyrimin për arritjen e 61 votave, përmes bashkëpunimit në mirëbesim, kompromisit dhe marrëveshjes me grupet tjera parlamentare. Sëkëndejmi përgjegjësia (shteti para partisë ose Raison d’Etat) bjen mbi partinë fituese të zgjedhjeve (grupin ma të madh parlamentar);
Pika 185 e aktgjykimit.
4.
Sëkatërti, detyrimi që Kuvendi të konstituohet për 30-ditë duket që âsht nji saktësim i “kohës së arsyeshme” nga verdikti i vitit 2014, porse Gjykata Kushtetuese nuk ka mjete detyrimi në dispozicion që deputetët i detyron të veprojnë me etikë dhe përgjegjësi politike. Në këtë aspekt Lëvizja Vetëvendosje ka ende mekanizma bllokues (interpretimi simas rezonit të vet bllokues i verdiktit, moszgjedhja e Nënkryetarëve dhe posaçëm atij të Listës Serbe, si kategori kushtetuese;) Pika 131 e ajtgjykimit.
Përfundim.-
Në këtë situatë, Lëvizja Vetëvendosje tue u gjetë në ni situatë revoucionare (në konflikt të hapun interesi) pra në situatë jokushtetuese, e interpreton aktgjykimin simas kutit të fuqisë së vërbet, e jo simas racionales në demokraci.
A ka fuqi Presidentja e vendit me garantu funksionimin demokratik të institucioneve?
Dyshoj.
VV po e lexon verditin jo
si detyrim të tij si ma i madhi grupim në Kuvend për bashkëpunim në mirëbesim por si detyrim të ish opozitës për konstituimin e Kuvendit, tue i ndërlidh Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit me detyrimin 30-ditor, gjâ që e vazhdon krizën tue shndrru atë në puç kushtetues!
VV nuk e pranon aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese as në formën e tij dikotomike, sepse del se ka bâ shkelje kushtetuese qe nga Seanca e 15 prillit, 2025 kur ka ndërhy Kryesuesi Dehari me mocion procedural (votim të fshehtë);
Në fund, Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhânë zgjidhje krizës institucionale por ia ka dhânë Albin Kurtit ni muej kohë për koalicion (marrëveshje politike, bashkëpunim në mirëbesim e kompromis);
Kompromisi, kjo âsht ‘Shpata e Demokleut’ që rri mbi qafen e Kurtit.
Ai nuk e njeh!!!