Lajme

Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:33 / 19 July 2025

Në orët e mesditës, në qendër të qytetit janë takuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherësh kryeministër në detyrë, dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.Takimi është mbajtur në një restorant në Prishtinë, dhe mbetet e paqartë se çfarë u diskutua. Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë deklaruar pas takimit, supozohet se temë ka qenë ngërçi institucional.
Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, nga burimet e RTK-së mësohet se do të ketë sërish takime mes tyre.Ky takim ishte paralajmëruar gjatë gjithë javës.