Lajme

Kurti: Ekonomi që rritet, demokraci që ngritet, siguri që s’preket, është Kosova jonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:19 / 8 December 2024

Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që po mbahet sot ka nominuar Albin Kurtin, kandidat të tyre për kryeministër edhe për një mandat qeverisës, shkruan Reporteri.net.

Albin Kurti pas nominimit ka bërë një postim të shkurtër në rrjetin social në Facebook ku ka shkruar se Kosova në krye me të, do të jetë e të gjithëve.

“Ekonomi që rritet, demokraci që ngritet, siguri që s’preket, është Kosova jonë, është Kosova me neve në krye, Kosova e të gjithëve”, ka shkruar ai.

Kurti ka shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë thellësisht zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai thumboi jo pak edhe partitë opozitare.

“Paritë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%”, tha Kurti.

Ai tutje tha se VV është subjekti i vetëm që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe për krijimin e qeverisë së re.

Kurti në fjalimin e tij ka numëruar të arriturat e qeverisë nën udhëheqjen e tij. Kurti tha se gjatë mandatit katër vjeçar tha se janë tejkaluar shumë sfida për Kosovën.

Ndërsa u shpreh i bindur në fitore, ai tha se në Qeverinë Kurti3 do të jenë në koalicion me partinë Guxo dhe partinë Alternativa.