Lajme

Kurti elektrizon masën me statusin e fundit, 26 mijë ‘likes’ për 28 minuta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:49 / 26 September 2023

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social “Facebook” ku shkroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve” ka aktivizuar qytetarët e vendit, kryesisht mbështetësit e Kurtit.

”Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Për vetëm 9 minuta, ky status i Kurtit ka marrë 12 mijë pëlqime, teksa numri i tyre vazhdimisht ka shënuar e po shënon rritje.

Momentalisht, Kurti për 28 minuta, ka marrë 26 mijë pëlqime në statusin e lartë cekur.