Lajme

Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:58 / 19 September 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj Sinani, transmeton lajmi.net.

“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”,thuhet në njoftim.

Ndryshe ishte kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i vetmi i cili para pak javësh nuk priti në takim zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministren Arbërie Nagavci.

Për dallim nga politikanët shqiptarë në Bujanoc e Medvegjë, Arifi nuk i takoi ata.

Si për ironi pak ditë më parë ai erdhi në Prishtinë, në zyrat e LDK-së për të takuar Lutfi Hazirin.