Lajme

Kurti: Është gabim që opozita mos ta votojë buxhetin vetëm pse është opozitë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:34 / 11 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se opozita po mendon që vetëm pse është opozitë, të mos e votojë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025.

“Ne jemi optimist gjithmonë dhe besojmë që do t’i kalojmë të dy leximet për projektbuxhetin e vitit 2025, është një buxhet zhvillimor dhe i mirëqenies, dhe unë mendoj që është gabim nëse opozita vetëm për shkak se është opozitë konsideron që duhet të mos e votojë projektligjin për buxhetin 2025.

Me këtë rast po zhvillohet debati në Kuvend, dhe besoj që nëse jo në orët e pasdites së vonë atëherë më së largu në orët e mbrëmjes do ta marrim vesh se kush prej deputetëve do të qëndrojë e si do të votohet”, ka deklaruar Kurti para mediave të hënën.