Ballina

Kurti fasadën kuq e zi, e brenda me Rusi e me Serbi…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:02 / 10 July 2023

Lushtaku akuzon Kurtin: Fasadën kuq e zi, brendësinë me Serbi e Rusi

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka shkruar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, i janë publikuar përgjime ku në muajin qershor ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqi.

Sipas Lushtakut, Kurti “fasadën e ka kuq e zi, e brendësi me Serbi e Rusi”.

“Albini pasardhës i denjë i atyre që krijuan kauzën për vllaznim-bashkim me serbët, me sukses po e vazhdon misionin e tij! Fasadën kuq e zi, e në brendësi me Serbi e Rusi”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.