Lajme

Kurti: Fitore e padiskutueshme, cep më cep

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:38 / 11 February 2025

Albin Kurti ka reaguar sërish për suksesin e arritur gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Teksa në katër qendra po vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet, e në anën tjetër KQZ-ja është duke pasur probleme teknike kohë pas kohe, Kurti ka shpallur fitore në 21 komuna.

Ai tha se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.

Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.

Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.

Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, u shpreh Kurti.