Lajme

Kurti: Gjermania, partner kyç i Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:30 / 17 April 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada gjermane në Prishtinë, me rastin e emërimit të Besnik Vasollit si drejtor i ri ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, raporton GazetaBlic.

Kurti uroi Vasollin për detyrën e re dhe vlerësoi partneritetin me Gjermaninë si një nga më të rëndësishmit për Kosovën.

Ai theksoi rolin e OEGJK si urë lidhëse mes bizneseve të të dyja vendeve, duke përmendur potencialin e të rinjve dhe përparësitë demokratike dhe ekonomike të Kosovës në rajon.

“Gjermania ka qenë në veçanti, dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë tanë më të rëndësishëm,” u shpreh Kurti, duke theksuar rëndësinë e një ekosistemi të shëndetshëm për rritje dhe investime.