Lajme

Kurti godet ‘studiot televizive’ dhe analistët: Po ndjenë tharjen e fytit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:48 / 19 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë në studio televizive.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurit nuk e la pa i përmendur kritikët.

Ai bëri një lidhje me “oligarkinë”,  duke thënë se “po iu lagët fyti”.

“Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti edhe në prezantimin e tij si kandidat për kryeministër kishte sulmuar mediat.