Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë dhe për funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Kryeministri Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kanë bërë të ditur lajmin në një konferencë për media.
Kurti tha se Vettingu i shumëpritur në sistemin e drejtësisë është i domodsoshëm.
“Rivlerësimi dhe verifikimi i aftësive të krerëve të pushteti gjyqësor e prokurorial nisin nga mekanizmat e jashtëm të pavarur.Jemi për të prezantuar reformën në sistemin gjyqësor, vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që komisioni i Venecias ia ka thënë besimin e plotë. Kom i Venecias na bind se reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me shtetet demokratike. Vettingu është i domosdoshëm, po ashtu edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Sot fillojmë me jetësimin e reformave, pasi reforma më nuk mund të pres e qytetari nuk mund të durojë më”, tha Kurti në një konferencë për media.