Lajme

Kurti insiston për dëshminë në Prokurori: Unë nuk ju shkoj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:50 / 31 December 2024

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar edhe një herë se nuk shkon në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar, ani pse është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Siç u shpreh Kurti në një intervistë për RTK-në, ai e di mirë se çfarë plani kanë ‘ata’, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk ju shkoj. Nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi ‘kryeministri më i pakorruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni’. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur. Edhe mua tash po më trajtojnë si të pandehur”, ka thënë i pari i qeverisë.