Lajme

Kurti: Jam përpjekur shumë që ta shkëpusë LDK-në nga PDK-ja, nuk pranuan, zgjedhjet mbesin rruga e vetme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:50 / 27 October 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, një ditë pas dështimit që në Kuvend t’i merrte votat e mjaftueshme për ta krijuar qeverinë “Kurti 3”, ka dalë në konferencë për media.

Ai tha se asnjëra nga partitë parlamentare të cilave iu bënë ftesë nuk kanë pranuar bashkëqeverisje, megjithëse, sipas tij, vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhet të kishte koalicion bashkëqeverisës.

“I bëmë ftesë hy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë. Po të rezononin ndryshe këto dy parti e të pranonin ofertën tonë për bashkëpunim, ne jo vetëm që do t’i kishim numrat e nevojshëm të kishim qeverinë e re, por edhe do të mund t’i jepnin zgjidhje çështjes së zgjedhjes së presidentit që na pret pas vetëm 4 muajsh”, tha në nisje të kësaj konference për media.

Kurti, tha se duke parë disponimin e elektoratit të LVV-së dhe LDK-së, është përpjekur shumë që ta shkëpuste LDK-në nga PDK-ja.
“Në vitin 2020 ia arritëm, por vetëm për 51 ditë, e provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së, por pa sukses. E vetmja mënyrë që LDK pranonte të bëhej pjesë e qeverisë me ne, ishte që edhe PDK-ja të ishte aty brenda. Për neve kjo është e papranueshme sepse, e dëmshme”, deklaroi Kurti.

Kreu në detyrë i qeverisë, që është kryetar i Vetëvendosjes, tha se katër vitet e këtij mandatit kanë dëshmuar se qeveria është stabile atëherë kur përveç numrave në Kuvend i ka edhe numrat në kuti të votimit, dhe se, sipas tij, interesat e vendit mbrohen dhe afirmohen më së miri atëherë kur kryeministri dhe qeveria gëzojnë legjitimitet të madh e të drejtpërdrejtë nga populli.

“Dua të theksoj se unë dhe LVV jemi të interesuar andaj angazhohemi të punojmë që ta zhvillojmë shtetin e jo që ta mbajmë pushtetin. Prandaj, para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja pse vendi nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveçse drejt zgjedhjeve të reja”, tha kryeministri në detyrë në konferencë për media nga objekti i qeverisë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion me këtë subjekt politik, duke bërë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas Kurtit, nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) apo Nisma Socialdemokrate do të pranonin koalicionin me Vetëvendosjen, do të ishte zgjidhur edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të ri.

“LDK pranonte të bëhej në qeveri me ne vetëm nëse në qeveri do të ishte edhe PDK. Prandaj ne zgjedhim zgjedhjet e reja, edhe pse nuk ka qenë preferencë jonë,” tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë periudhës sa Qeveria do të jetë në detyrë, ekzekutivi do të vazhdojë të kryejë punët me përpikmëri dhe përgjegjësi.