10:34 / 11 December 2025
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me raportet me ShBA-në.
Në një intervistë në Kanal 10, Kurti tha se mospajtimet e ndonjëhershme me ndonjë zyrtar të ShBA-së lidhen me qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë.
“Ka raste kur edhe unë i kam kritikuar ShBA-të. Natyrisht që unë s’krahasohem dot me ta, por çështje është Kosova. Dhe çdo herë me ShBA-në, nëse kemi pasur ndonjë mospajtim, kemi pasur për qasjen ndaj Serbisë dhe strukturave të saj. Asnjëherë për çështje bilaterale” – tha Kurti, transmeton Gazeta Politika.