Lajme

Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:24 / 1 January 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës është duke prodhuar me kapacitetin e saj maksimal, me 5 njësi gjeneruese. 

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se KEK-u ndodhet në një moment historik të transformimit dhe se janë investuar mbi 500 milionë euro. 

“Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MË kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MË kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme. Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese, në mënyrë që të kontribuojë në sigurinë e furnizimit në këto ditë të ftohta fundvitit dhe fillimvitit kur konsumi është i lartë”, ka shkruar Kurti.

Problemet me rrymë ka pasur në disa komuna të Kosovës në ditët e fundit.  

KESCO ditëve të fundit ka vazhduar me dërgimin e SMS-ave te qytetarët duke u bërë thirrje për kursim të energjisë. Në mesazhet është thënë se sistemi është i mbingarkuar. E KOSTT-i kishte njoftuar se ngarkesat maksimale po arrijnë nivele rekorde.