Lajme

Kurti: Këto tri vite vendi ka avancuar jashtëzakonisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:10 / 15 September 2024

Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, vendi gjatë mandatit të qeverisjes së vet ka përjetuar “avancim të jashtëzakonshëm”.

Kështu tha ai gjatë një ngjarje partiake të quajtur “Gratë për Vetëvendosje” ku madje pretendoi se “për herë të parë ka kaq shumë vajza dhe gra të punësuara”.

“Ne jemi votuar nga gratë për shkak se përfaqësojmë këtë bindje. Gratë nuk duhet të diskutojnë vetëm në çështje gjinore por edhe politike, ekonomike, në çdo temë të përfshihen edhe gratë”, ka thënë Kurti, siç e citoi “ATV”.

“Për herë të parë kemi prezantuar shtesat për fëmijë 410 mijë dhe për lehona 60 mijë. Për herë të parë kaq shumë vajzë dhe gra te punësuar. Kur kemi parasysh qe këto tre vite i patëm kërcënimet më të mëdha në vendin tonë bëhet e qartë sa i jashtëzakonshëm është avancuar vendi ynë. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për të përgatitur për zgjedhje se sa tani, nuk kemi pasur përkrahje se sa tani, mund të krenohemi për përparimet që ka bërë Kosova.”, ka thënë Kurti”, tha ai.