Lajme

Kurti kritikon BE-në: Masat ndëshkuese duhet të hiqen plotësisht, hera e fundit që do t’i adresoj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:57 / 21 November 2025

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës, ka mbajtur një fjalim në samitin që po mbahen në Tiranë, ku u pritë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për masat ndëshkuese të BE-së.

Kurti theksoi se masata ndëshkuese duhet të hiqen plotësisht, transmeton Gazeta Politika.

Madje, Kurti paralajmëroi se kjo do të jetë hera e fundit që do të adresojë masat ndëshkuese të BE-së.

“Ky progres i verifikuar ndërkombëtarisht dhe i bazuar në dëshmi është në kontrast të plotë me politikën e BE-së për masa ndëshkuese dhe mungesën e progresit në dhënien e statusit të merituar të vendit kandidat për Kosovën. Masat e BE-së të ndërmarra ndaj Republikës sonë demokratike në Ballkanin Perëndimor i bëjnë dëm linjëzimit tonë të plotë me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell” – ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Politika.