Lajme

Kurti lavdëron radion shqiptare të Zvicrës: Shumë më mirë me ardh te ju se me shku në hotel

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:04 / 14 December 2025

Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, është duke qendruar në Zvicër, ku do të mbajë një takim me mërgimtarët në Cyrih.

Para takimit me mërgimtarët, Kurti ka dhënë një intervistë për radion “Albradio”.

Në një video të publikuar nga VV-ja, Kurti dëgjohet duke vlerësuar mikëpritjen në lokalet e kësaj radio shqiptare të Zvicrës.

“Shumë më mirë me ardh te ju se me shku në hotel” – tha Kurti, teksa po e shijonte një kafe.