Lajme

Kurti: Masakrat dhe dhunimet që po i përjeton Ukraina, Kosova i ka jetuar nën lëkurë para 23 vjetësh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:11 / 4 May 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është duke qëndruar përkrah vendeve mike duke e mbështetur Ukrainën.

Ai, në një konferencë për media pas takimit që pati me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, ka theksuar se këto çfarë janë duke ndodhur sot në Ukrainë, Kosova i ka përjetuar 23 vjet më parë.

“Masakrat, bombardimet dhe përdhunimet që sot po i përjeton Ukraina nga forcat ruse, Kosova i përjeton rëndë sepse i ka jetuar nën lëkurë para 23 vjetëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit, që u ndal nga ndërhyrja e NATO-s”, ka thënë Kurti, njofton Sot News.