Lajme

Kurti mbrëmjen e kalon me Lajçakun në Greqi: Biseduam për uljen e tensioneve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:51 / 17 July 2023

Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Greqi në kuadër të Simpoziumit SYMI.

Kreu i ekzekutivit përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se me emisarin evropian kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka përsëritur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajcak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.