Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një bisedë me analistin Rory Stewart, në Shtëpinë e Kosovës në Forumun e Davosit, që po mbahet në Zvicër.
Kurti ka theksuar rritjen e buxhetit gjatë mandatit qeverisës të VV-së.
”Gjatë mandatit tonë pati një rritje ekonomike të konsiderueshme, me buxhetin dhe BPV-në rreth 70% më të larta se pesë vitet e mëparshme. Rritja nuk u mbajt vetëm për shtetin, por u shpërnda në shoqëri. Politika jonë kombinoi betejën politike me shërbimin publik, duke mos sakrifikuar shërbimet për qytetarët. Pra, edhe gjatë krizave politike, nuk pati krizë financiare, ekonomike apo sociale, dhe njerëzit ndjenin përkujdesjen e shtetit. Për këtë arsye, konsiderojmë se kemi arritur rezultatin që kemi arritur në zgjedhje” – ka theksuar Kurti.