Lajme

Kurti në diasporë: Punojmë për të pasuruar shtetin, këtë mësim e morëm nga Zvicra

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:17 / 13 December 2025

Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, ka mbajtur një fjalim para mërgimtarëve në Cyrih të Zvicrës.

Kurti ka theksuar se VV-ja punon për të pasuruar shtetin.

Tutje, ai ka vlerësuar se shoqëria duhet të jetë më e pasur se cilado familje.

“Ne punojmë për ta pasuruar shtetin dhe këtë mësim e kemi marrë nga Zvicra dhe shtetet e tjera mika. Shteti duhet të jetë më i pasur se secili individ dhe grupacion. Dhe gjithashtu ne punojmë për ta pasuruar shoqërinë, sepse shoqëria duhet të jetë më e pasur se cilado familje sado e vecantë ajo konsideron veten apo konsiderohet nga të tjerët. Ne duam që t’i ndihmojë ata që s’kanë, t’i ndihmojmë brezat e ri, në mënyrë që të ecim përpara bashkë” – tha Kurti, transmeton Gazeta Politika.