9:36 / 18 December 2025
Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka përmbledhur, sipas tij, thekset kryesore të qeverisjes katër vjeçare e gjysmë.
Gjatë një tubimi në Suharekë, Kurti ka premtuar se mandatin e ardhshëm 1 miliard euro do t’i ndajmë për prodhuesit vendor.
“Nëna e fëmijë, bujqësi, veri dhe ushtri. Këto kanë qenë kryefjalët e këtij mandati qeveritar: shumëfishim të armatimit për ushtri, 300 milionë euro mbështetje për 120 mijë fermerë, rend dhe ligj në veri, përkrahje dhe shtesa për herë të parë për fëmijët dhe nënat lehona” – ka shkruar ai.