Lajme

Kurti: Nënë Tereza vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:34 / 26 August 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te shtatorja e “Nënë Terezës” në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se Gonxhe Bojaxhiu vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në botë.

Kurti me këtë rast foli edhe për biografinë dhe rrugëtimin e Nënë Terezës.

“Pasi foli për biografinë dhe rrugëtimin e saj, kryeministri tha se personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre. Duke uruar që aktivitetet e këtij manifestimi të shkojnë mirë dhe mbarë si këtu në Prishtinë, ashtu edhe në Shkup e në Tiranë, kryeministri u shpreh me shpresë që “Drita e Gonxhes” të përhapë dritë nga shembulli që Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza dha me jetën e saj për njerëzoren e secilit ndër ne”, është shprehur ai.

Kurti mori sot pjesë në hapjen solemne të edicionit të tretë të manifestimit tradicional kulturor – shkencor “Drita e Gonxhes”.