Lajme

Kurti nga Ferizaj: 500 mijë vota janë garancia, mundësia jemi ne

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 20 January 2025

Kryeministri Albin Kurti, lideri i LV-së, ka shkruar për tubimin elektoral që pati sot në Ferizaj.

Ai ka thënë se salla ishte e stërmbushur, zemra plot.

“Ferizaj është vendi i demonstratave, komuna e guximit, rajoni i punës dhe popullsia e kontributit për republikë e shqiptari. 500 mijë vota janë garancia, mundësia jemi ne, shansi mban numrin 118, data është 9 shkurt”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.