3:05 / 7 February 2025
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Pejë, ka theksuar angazhimet për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Ai u zotua për ndërtimin e disa rrugëve kyçe, përfshirë Rrugën e Dukagjinit dhe Rrugën e Rugovës, mbështetje mbi 1 miliardë euro për prodhimtari, themelimin e Fondit të Sigurimeve Shoqërore për mbulimin e humbjes së vendit të punës dhe pagesave për pushimin e lehonisë, si dhe për programin “Anembanë” për transport publik të integruar me një biletë mujore.