3:38 / 28 December 2024
Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka njoftuar për një “ndejë të fundvitit” që ka zhvilluar sonte në Podujevë.
Ai përmes postimit të tij në Facebook, ka përmendur sërish edhe 500 mijë votat që partia të cilën e udhëheq ai, po kërkon t’i marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
‘‘PO, DUJE VV
Sonte ishim në Llap ku lindi sllogani: pa balotazh! Në këtë ndejë të fundvitit, po vazhdojmë njëjtë për 9 shkurt, me shumë vullnet e energji, drejt 500 mijë votave apo gjysmë milioni zemra’’, ka shkruar Kurti.